Summer School

Edicioni 3-të i Summer School

Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon Edicionin e 3-të Summer School  “Lufta, rindërtimi dhe krijimi i paqes nga rrënjët e luftës deri në vendosjen e një Paqeje të qëndrueshme” . Summer School  synon të sigurojë një grup studentësh të diplomuar ndërkombëtar me shtylla shkencore rreth rrënjëve të luftës, paqes dhe çështjeve në ndërtimin e paqes. Në përputhje me traditën e Shkencës Paqësore, programi është ndërdisiplinor dhe përfshin disiplina të tilla si ekonomi, shkenca politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe histori. Summer School është menduar për studentët dhe të diplomuarit që tregojnë interes për studimin shkencor të Paqes dhe janë të gatshëm të vazhdojnë studime universitare të përparuara ose për profesionistë të ardhshëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e paqes. Për të ofruar një dialog të frytshëm dhe të hapur me docentët, do të zgjidhet një grup i vogël studentësh. Fakulteti (ju lutem shihni listën më poshtë) është i përbërë nga studiues me famë botërore në këtë fushë. Leksionet do të mbahen nga 30  gushti derin në 6 shtator pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë.

Shkolla Verore organizohet nga CESPIC (www.unizkm.al/index.php/en/research/cespic ) në bashkëpunim me: Institutin e Ekonomisë dhe Paqes (www.economicsandpeace.org ) dhe Confronti (www.confronti.net)

Fakulteti

Raul Caruso, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Drejtor i CESPIC

Arzu Kibris, Universiteti i Warwick

Han Dorussen, Universiteti i Essex

Scott Gates, PRIO

Christos Kollias, Universiteti i Thesalisë

Subhasish Choëdury, Universiteti i Bath

Vincenzo Bove, Universiteti i Warwick

Tobias Böhmelt, Universiteti i Essex

Michele di Maio, Universiteti i Napolit Parthenope

Roberto Ricciuti, Universiteti i Veronas.

Aplikimi: ju lutemi kontaktoni: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  dhe duke dërguar një curriculum vitae të detajuar dhe informacione të tjera të rëndësishme mbi personin tuaj. Letër referenca nuk kërkohet, por pranohet me kënaqësi. Kërkesa duhet të paraqitet brenda datës 31 korrik 2018. Duke qënë se kriteri i parë  për seleksionimet do të merret në konsideratë, jeni te lutur të aplikoni herët, pasi vendet në program janë të kufizuara.

Tarifa: 500 euro. Tarifa përfshin drekën. Mund të jepet një numër i vogël bursash studimi.

Akomodimi: zgjidhjet për akomodimit mund të ofrohen brenda ose pranë kampusit që ndodhet në qendër të Tiranës.

Download