News

Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) organizon më 25 qershor 2018, Tryezën e Rrumbullakët të titulluar: “Indeksi i Paqes 2018. Ç’mësojmë nga analiza e tij?”.

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë mbi komponentët shoqërorë, politikë dhe ekomomikë të Paqes, si dhe do të bëj publike Raportin për Paqen Globale, një publikim i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes. Ky raport është kthyer në ditët tona një pikëreferimi në fushën e politikbërjes.

Relatori kryesor i takimit është themeluesi i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, Steve Killelea, dy herë kandidat për çmimin Nobel për Paqen.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, Brian J. Williams do të përshëndesin këtë aktivitet, që do të zhvillohet pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Steve Killelea A.M..pdf