News

 Lo spreco alimentare, un problema anche albanese

Tryeza e rrumbullakët “Ligji italian kundër mbetjeve ushqimore dhe ndikimi i tij në varfëri”

Qendra Evropiane e Shkencës, Integrimit dhe Bashkëpunimit Paqësor (CESPIC) organizon tryezën e rrumbullakët “Ligji italian kundër shpërdorimit të ushqimit dhe ndikimi i tij në varfëri”më 4 dhjetor, ora 10:00.

Shpërdorim i ushqimit është një sfidë e madhe për shumicën e vendeve në botë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) rreth një e treta e ushqimit të prodhuar hidhet në mbarë botën dhe kjo shifër është rreth 40 për qind në vendet e industrializuara në nivel të shitjes me pakicë dhe konsumator. Në veçanti, Komisioni Evropian vlerësoi se 88 milionë ton ushqime hidhen çdo vit në BE, me kosto shoqëruese në 143 miliardë euro dhe për këtë arsye krijoi një Platformë të BE-së për Humbjet e Ushqimit dhe Shpërdorimin e Ushqimit që përfshinte shtetet anëtare si dhe aktorët privatë në zinxhirin  ushqimor.

Në fakt, Italia ka qenë vendi i parë në BE që ka miratuar një ligj i cili krijon një sërë incentivash për firmat për të dhuruar ushqim të pashitur për bamirësitë. Maria Chiara Gadda anëtare e nderuar e parlamentit italian do të përshkruajë sfondin, motivimin, përmbajtjen dhe arritjen e ligjit që ajo shkroi në vitin 2016. Në fakt, ligji italian kundër shpërdorimit ushqimor (166/216) ka provuar të jetë i suksesshëm brenda disa muajve të aplikimit dhe prandaj është duke u bërë një instrument ligjor referues në Evropë. Për të diskutuar këtë ligj dhe mundësinë për të prezantuar një ligj analog në Shqipëri, Tryeza e rrumbullakët po grumbullon njerëz që kanë role të ndryshme: ligjvënës, sipërmarrës në sektorin e shitjes me pakicë të supermarketeve, prodhues  të ushqimit dhe shoqërinë civile në mënyrë që të sjellë të gjithë varietetin e pikëpamjeve mbi çështjen e Shpërdorimit të ushqimeve.

Tryeza e Rrumbullakët do të hapet nga Ate Daniele Bertoldi, President i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe H.E. Alberto Cutillo Ambasador i Italisë në Shqipëri.  Tryeza do të drejtohet nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC.

Folësi kryesor do të jetë Maria Chiara Gadda, anëtare e nderuar e parlamentit italian, hartuese i ligjit (n.166 / 216).

Folësit e tjerë të ftuar janë:

Milva Ekonomi, anëtare e nderuar e parlamentit shqiptar, ish Ministre e Zhvillimit Ekonomik (2013-2017)

Florjon Mima, anëtar i nderuar i parlamentit shqiptar, ish-Ministër i Financave (2005-2009).

Giovanni La Gioia, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti Katolik ZKM

Pietro Tafuni, CEO Conad Albania

Alban Zusi, President i industrisë ushqimore shqiptare

Arber Hajdari, Fondacioni Fundjavë  Ndryshme, Drejtor Ekzekutiv

Wilma Verburg, Drejtoreshë Ekzekutive e Bankës Ushqimore në Shqipëri

Tryeza e Rrumbullakët është përfshirë në mesin e aktiviteteve të CESPIC të cilat janë të përqendruara në rrënjët e thella të paqes shoqërore.

Për informacione të mëtejshme mbi këtë ngjarje ju lutemi kontaktoni Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.