News

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 11 prill 2018, ora 16.00, seminarin e titulluar: Pesha e shpenzimeve ushtarake në zhvillimin ekonomik, në kushte paqëndrueshmërie, korrupsioni dhe pabarazie”.

Aktiviteti është nismë e Departamentit për Vlerësimin Kimik –Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM dhe bën pjesë në Ciklin e Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.

Do të referojë Prof. Raul Caruso, ndërsa do të diskutojnë rreth temës, Prof. Francesco Rulli dhe Prof. Bruno Zappacosta.

Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.

Aktiviteti do të zhvillohet tek Aula B107, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.