Eventet

CESPIC në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër dhe Kolegjin Universitar Logos, më datë 30 maj 2019 organizon tavolinën e rrumbullakët me temë: 'Identiteti, besimet fetare dhe politika' në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi kryesor është trajtimi i aspekteve dhe problematikave të shoqërive të ndryshme duke treguar vëmendje të veçantë për diversitetin fetar. Do të trajtohen gjithashtu "politikat", domethënë se si politikë-bërësit e marrin parasysh diversitetin fetar në funksion të hartimit të politikave publike. Këto të fundit janë themelore për krijimin e shoqërive paqësore afatgjata. Tema është me mjaft interes edhe për Ballkanin.

 Përshëndetje

 Atë Daniele BERTOLDI

Kryetar i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë

Prof. Bruno GIARDINA

Rektor i Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”

Sh. Tij Mons. George FRENDO

Arqipeshkëv Tiranë-Durrës

 

Drejtues  

Prof. Raul CARUSO

Drejtor i CESPIC, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

 

Folës

 

Prof. Giovanni GOBBER

Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Letërsisë në Universitetin Katolik Sacro Cuore, Milano

Mbi kontaktet gjuhësore dhe traditat fetare në Evropë

Dr. Claudio PARAVATI

Drejtor i Qendrës së Studimeve Confronti

Shoqëritë post shekullarizimit: sfidat, mundësitë, risqet

Prof. Atakan DERELIOGLU

Departmenti i Studimeve Islamike, Kolegji Universitar Bedër

Bazat islamike të pluralizmit fetar brenda kuadrit të demokracisë dhe privatësisë si një parim ligjor i ruajtjes së identitetit

Dr. Georgios GAITANOS

Drejtor i Departamentit të Teologjisë Sociale dhe Studimeve Fetare në Kolegjin Universitar LOGOS

Roli i komuniteteve fetare / institucioneve në sferën politike publike: reflektimi historik dhe perspektivat moderne

Prof. Ina MERDJANOVA

Shkolla Irlandeze Ekumenike, Kolegji Trinity

Qendra e Besimit, Paqes dhe Marrëdhënieve Sociale, Universiteti Coventry

Feja, konflikti dhe ndërtimi i paqes në Ballkan

 

SHKARKO PROGRAMIN

SHKARKO FTESEN