PROJEKTE

 

 

 

Titulli i projektit: Avancimi i të diplomuarve dhe Zhvillimi i Kapaciteteve të Universiteteve në Shqipëri 

Akronimi: GRADUA

Programi: Erasmus Plus (KA2 – Forcimi i kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë) 

Kohëzgjatja: 36 muaj

Fillimi i projektit: 2017

Mbarimi i projektit: 2020

Përmbledhje:

Projekti karakterizohet nga një qasje "bottom-up" duke filluar nga universitetet dhe nga të diplomuarit, për të modernizuar dhe zhvilluar sektorin e arsimit të lartë brenda shoqërisë, duke zgjeruar marrëdhëniet midis universiteteve dhe botës së biznesit, me qëllim përmirësimin e  cilësisë së sistemit të arsimit të lartë dhe rritjen e punësimit të të diplomuarve.

Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të integruar ofertë-kërkesë, bazuar në një platformë të të diplomuarve përmes: mbledhjes dhe analizës së të dhënave mbi performancën e të diplomuarve dhe universiteteve dhe lëshimit të dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të përditësuar për të vlerësuar sistemin e arsimit të lartë në mbështetje të reformës në vazhdim; lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet IT online në dispozicion të të diplomuarve, stafit universitar dhe kompanive); thjeshtësimit të pozicionimit të të diplomuarve në tregun e punës.

Koordinator: Universiteti Bujqësor i Tiranës 

Partnerë: Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Arteve, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis, Albanian University, Alma Mater Studiorum Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Sienës, Universiteti i Barcelonës, Instituti Universitar i Lisbonës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Partner i asociuar: Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP) Shqipëri

Person kontakti: Laura Yzeiraj Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  

Ndiqni GRADUA në:

Website: http://graduaproject.com/ 

Facebook: Gradua Project

Instagram: graduaproject