PROJEKTE

Titulli i projektit: Ti ke forcën

Programi: Peer to Peer: Facebook Global Digital Challenge

Kohëzgjatja: 6 muaj

Fillimi i projektit: 2017

Mbarimi i projektit: 2017

Përmbledhje:

Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe një grup prej nëntë studentësh morën pjesë në një iniciativë globale universitare të lançuar nga  Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Facebook, të quajtur Peer to Peer: Challenging Extremism (P2P) Facebook Global Digital Challenge). P2P është projektuar për të kundërshtuar praninë e urrejtjes, paragjykimit dhe ekstremizmit online, duke promovuar tolerancën, mirëkuptimin, zgjidhjen e problemeve dhe empatinë midis të rinjve, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të fushatave pozitive në mediat sociale. 

Fushata Ti ke forcën, u frymëzua nga fenomeni në rritje i bulizmit dhe cyberbulizmit në Shqipëri. Një hulumtim u krye në 9 shkolla 9 vjeçare dhe të mesme, në 4 qytete të Shqipërisë, ku rreth 1400 nxënës iu përgjigjën një pyetësori anonim mbi bulizmit dhe cyberbulizmin.

Target grupi i projektit ishin para adoleshentet (9-12 vjeç) dhe  adoleshentët (13-18 vjeç) aktivë në mediat sociale dhe të ekspozuar ndaj bulizmit dhe cyberbulizmit.  Audiencat e tjera të synuara ishin: prindërit, mësuesit e shkollave të mesme, psikologët dhe drejtorët, aktorët kryesorë (grupet e interesit, OJQ) dhe shumica e heshtur. 

Fushata konsiston në sensibilizimin kundër këtij fenomeni përmes aktiviteteve online nëpër media sociale e media të tjera (gjithashtu duke shpërndarë rezultatet e marra nga hulumtimi) dhe aktiviteteve direkte. Aktivitetet offline përfshinë punën me shkollat në komunitetin lokal nëpërmjet informimit, parandalimit dhe ndërhyrjes në këndvështrimin e disa palëve (ngacmuesi, viktima, vëzhguesi). Projekti ndihmoi në zgjidhjen e rasteve specifike të bulizmit dhe cyberbulizmit në Shqipëri.

Institucione mbështetëse: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët në Shqipëri, Platforma kombëtare për sigurinë e fëmijëve në Internet.

Person kontakti: Laura Yzeiraj Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ndiqni Ti ke forcën në:

Facebook: Tikeforcen

Instagram: tikeforcen

Youtube: Tikeforcen

Poster:  

Fletëpalosje: