PROJEKTE

Titulli i projektit: Edukimi dhe kultura e demokracisë

Akronimi: ECUD

Programi: Këshilli i Evropës

Kohëzgjatja: 24 muaj

Fillimi i projektit: 2014

Mbarimi i projektit: 2016

Përmbledhje:

Projekti "Edukimi dhe Kultura e Demokracisë" propozoi të studionte, duke përdorur një qasje të bazuar mbi të drejtat e njeriut, mjetet për të përforcuar veprimin e arsimit të lartë në favor të kulturës së demokracisë në shoqëritë evropiane dhe të Magrebit si një komponent thelbësor i cilësisë së arsimit të lartë.

Hulumtimi u fokusua në tri aspekte:

- Edukimi dhe trajnimi në fushën e të drejtave të njeriut;

- Kërkimi;

- Funksionimi demokratik i universitetit.

Transparenca, e konceptuar si e drejtë për informacione të përshtatshme, që garanton arsim cilësor dhe pjesëmarrje efektive në trajnim, hulumtim dhe qeverisje, ka qenë një kriter për vlerësimin ndërsektorial të të tre aspekteve.

Koordinator: Këshilli i Evropës

Institucione pjesëmarrëse: Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Universiteti i Tiranës, Universiteti Mohamed Lamine Debaghine, Setif 2 (Algjeri), Universiteti i Bergamos (Itali).

Referent shkencor: Prof. Edmond Hajdëri Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Ndiqni ECUD në:Website: https://www.coe.int/en/web/education-and-culture-of-democracy/home