PROJEKTE

Titulli i projektit: Drejt rrjeteve të brigjeve të zonave të mbrojtura detare (nga bregu në det të thellë), të kombinuara me potencialin e erës së detit

 

Akronimi: CoCoNET

Programi: Programi i Shtatë Kuadër për kërkimin, zhvillimin e teknologjisë dhe demostrimin (FP7) - KE

Kohëzgjatja: 48 muaj

Fillimi i projektit: 2012

Mbarimi i projektit: 2016

Përmbledhje:

CoCoNET ka dy objektiva kryesore: 

1 – identifikimin e rrjeteve ekzistuese ose potenciale të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) në Mesdhe dhe në Detin e Zi, duke lëvizur nga një perspektivë lokale (përqendruar në ZMD individuale), në nivel rajonal (rrjetet e ZMD) dhe së fundi në shkallën e basenit (rrjeti i rrjeteve). Identifikimi i lidhjeve fizike dhe biologjike midis ZMD do të sqarojë modelet dhe proceset e shpërndarjes së biodiversitetit. Do të sygjerohen masat për të përmirësuar politikat efektive të menaxhimit mjedisor dhe regjimet e mbrojtjes duke ruajtur shkëmbimet efektive (biologjike dhe hidrologjike) midis Zonave të Mbrojtura Detare. Fokusi bregdetar është zgjeruar në habitatet larg bregut dhe në  ujërat e thella, duke përfshirë edhe ato në rrjetet e ZMD. Projekti ka identifikuar udhëzime në mënyrë që rrjeti i ardhshëm i formuar nga ZMD të rregullohet dhe të menaxhohet në mënyrë më homogjene, në një perspektivë ndërkufitare.

2 - eksplorimin dhe identifikimin e vendeve të favorshme ku mund të ankorohen platformat eolike (Offshore Wind Farm), dhe të prodhojë një atlas të përmirësuar të erës për Mesdheun dhe Detin e Zi (përditësimi i hartave të erës në dy detet, të cilat i janë nënshtruar ndryshimeve për shkak të ngrohjes së klimës). Janë identifikuar zonat në të cilat mund të vendosen parqrt eolike duke shmangur habitatet shumë të ndjeshme, dhe  pa ndërhyrë shumë me aktivitetet njerëzore.

Studimet socio-ekonomike janë kryer duke përdorur metodat e vlerësimit të shërbimeve të ekosistemit për të zhvilluar qasje të qëndrueshme për zhvillimin e ZMD dhe OWF, në mënyrë që të integrohen pjesët ekologjike dhe teknologjike të projektit dhe gjithashtu të jepen udhëzime për projektimin, menaxhimin dhe monitorimin e rrjeteve të ZMD dhe OWF-ve. Dy projekte pilot (një në Mesdhe dhe një në Detin e Zi) kanë testuar hipotezat e qasjeve teorike në terren. Projekti pilot i Detit Mesdhe u drejtua nga Universiteti Katolik ZKM.

Koordinator: Consiglio Nazionale delle Ricerche CNR-ISMAR – Itali

Partnerë: Fondacioni/Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, CLU srl – Itali, 3E N.V.  – Belgio, Centre National de la Recherche scientifique CNRS – France, Tecnologia& Ricerca Scarl COISPA – Itali, Consorzio nazionale Interuniversitario per le scienze del Mare CoNISMa – Itali, Agencia Estatal Consejo Superior de Investigaciones Scientificas CSIC – Spanjë, Danmarks Tekniske Universitet DTU AQUA – Danimarkë, Institutul National de Cercetare-Dezvoltare  Pentru Geologie Si Geoecologie Marina Geoecomar – Rumani, Hellenic Centre for Marine Research HCMR-IOO – Greqi, Institut po Bioraznoobrazie i Ekosistemni Izsledvaniya Balgarska Akademiya na Naukite IBER-BAS – Bullgari, Javna Ustanova Univerzitet Crne Gore Podgorica IBMK – Mal i Zi, A.O. Kovalevskiy Institute of Biology of Southern Seas IBSS NASU – Ukrainë, Instituto Espanol de Oceanografia IEO – Spanjë, Universidad de Cantabria IH Cantabria – Spanjë, Institut National Agronomique de Tunisie INAT – Tunizi, Institute of Oceanology - Bulgarian Academy of Sciences IO-BAS – Bulgaria, IOLR – Izrael, University Mohammed V-Agdal ISRabat Morocco ISRABAT – Marok, Istanbul University – Turqi, Middle East Technical University METU – Turqi, Marine Hydrophysical Institute - Ukrainian National Academy of Sciences MHI – Ukrainë, Naturebureau Limited NCB – Mbretëri e Bashkuar, The National Environmental Agency NEA – Gjeorgji, NENUPHAR SARL – Francë, Stiftelsen Nansen Senter for Fjernmaaling NERSC – Norvegia, NIMRD – Rumani, Odessa Branch Institute of Biology of Southerns Seas National Academy of Science of Ukraine OBIBSS -   Ukrainë, Russian State Hydrometeorological University RSHU – Rusi, Sinop University SNU-FF – Turqi, P.P. Shirshov Institute of Oceanology of Russian Academy of Sciences SIO RAS – Rusi, Ukrainian Scientific Centre of Ecology of the Sea UkrSCES – Ukrainë, Universita ta Malta  UoM – Malta, University of Rostock – Gjermani, University of the Aegean – Greqi, University of Zadar UNIZD – Croaci, Sofiiski Universitet Sveti Kliment Ohridski USOF – Bullgari, Universite du Sud Toulon VAR USTV – Francë.

Referent shkencor: Prof. Edmond Hajdëri Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Ndiqni  CoCoNet në:

Website: http://www.coconet-fp7.eu/ 

Facebook https://www.facebook.com/Coconet-530266773692862/ 

 

Poster në shqip: Scarica Poster

Fletëpalosje në shqip: Scarica Brochure