PROJEKTE

Titulli i projektit: Projekt komunikimi horizontal dhe kapitalizimi për Inovacionin në Rritjen Blu në Mesdhe

Akronimi: InnoBlueGrowth

Programi: INTERREG MED 2014-2020

Kohëzgjatja: 36 muaj

Fillimi i projektit: 2016

Mbarimi i projektit: 2019

Përmbledhje:

Objektivi kryesor i InnoBlueGrowth është të sigurojë aktivitete të komunikimit dhe të kapitalizimit të projekteve tematike apo "modulare" (projekte studimore, testuese dhe kapitalizimi),  të cilat kanë të bëjnë më çështje të Blue Growth/Rritjes Blu, në mënyrë që të rritet ndikimi i tyre tek objektivat e përbashkëta. Në rastin e InnoBlue Growth këto aktivitete përqëndrohen në rritjen e aktivitetit transnacional të clusterave inovativë dhe rrjeteve të sektorëve kyç të rajonit së Mesdheut.

InnoBlueGrowth do të zbatojë veprime konkrete - një strategji komunikimi, iniciativa të zhvillimit të komunitetit dhe evente të kapitalizimit, ndër të tjera - do të ndërtojë një komunitet të vërtetë të projekteve modulare, që kanë të bëjnë me Rritjen Blu. Ky komunitet inovativ do të lejojë përforcimin e qasjes ndërsektoriale dhe të integruar midis projekteve modulare dhe palëve kyçe të interesuara transnacionale, e cila është një kusht për të mbështetur clusterat mesdhetarë në proceset e tyre të aktiviteteve transnacionale.

Pesë projekte modulare i janë caktuar tashmë InnoBlueGrowth, emërtuar MAESTRALE, PELAGOS, PROteuS, IBLUE dhe 4HELIX +, të cilat fokusohen përkatësisht në blu-në e zhvillimin e energjisë së qëndrueshme, në rrjetet dhe clusterat inovative për sinergjitë e energjive të ripërtëritshme detare në brigjet dhe ishujt e Mesdheut, mbi sigurinë dhe mbikëqyrjen detare, mbi konkurrencën nëpërmjet modelit të biznesit 3-shtylla (3-PBM) dhe në forcimin e helikës së 4 të clusterave detare MED përmes një bashkëndarjeje open source.

Koordinator: Consorzio Nazionale Interuniversitario per le Scienze del Mare (CoNISMa) 

Partnerë: Association of Mediterranean Chambers of Commerce and Industry (ASCAME), Intermediterranean Commission of the Conference of Peripheral Maritime Regions (CPMR), Plan Bleu, National Technical University of Athens (NTUA), University of Montenegro - Institute for marine biology.

Partnerë të Asociuar: Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Adriatic Ionian Euroregion (AIE), Cotec Foundation, Network of the Insular CCI of the EU, Regional Council of Provence-Alpes-Côte d’Azur, Region of Crete, Malta Marittima Agency, Sea Innovation Business Cluster, Centro de Ciencias do Mar do Algarv, HCMR.

Referent shkencor: Prof. Edmond Hajdëri Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Evente

Launch of the INTERREG MED’s Horizontal project “InnoBlueGrowth” Press release

Ndiqni InnoBlueGrowth në:

Website: https://blue-growth.interreg-med.eu/  

Facebook: https://it-it.facebook.com/InnoBlueGrowth/  

Twitter: https://twitter.com/InnoBlueGrowth  

Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=NnZJ8KOptmI