PROJEKTE

Titulli i projektit: Projektimi dhe zhvillimi i inibitorëve të enzimave që mund të përdoren në kurimin e sëmundjeve të shkaktuara nga Protozoarët

Programi: Programi IV Ekzekutiv për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë për vitet 2012-2014. Projekt i rëndësisë së madhe në Shkencat e jetës dhe shëndetit

Kohëzgjatja: 36 muaj
Fillimi i projektit: 2012
Mbarimi i projektit: 2015

Përmbledhje:

Projekti realizohet në bashkëpunim me kërkuesit e Universitetit të Milanos dhe është i orientuar drejt kërkimit bazë dhe të aplikuar. Qëllimi i projektit është identifikimi dhe projektimi i substancave me aktivitet frenues ndaj enzimave dhe substancave të caktuara të karakterizuara nga një aktivitet antiprotozoal. Studiuesit italianë kanë një eksperiencë të konsoliduar në projektimin dhe sintezën e molekulave që kanë një aktivitet biologjik. Pas identifikimit të tyre, në perspektivë substancat do t'i nënshtrohen vlerësimit dhe optimizimit të parametrave farmakokinetikë, në mënyrë që të përdoren në studimet para klinike. Projekti është inovativ, sepse aktualisht nuk ka ende mediamente efektive në këtë fushë.


Koordinatori shkencor italian: Universiteti i Studimeve të Milanos
Koordinatori shkencor shqiptar: Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë

Person kontakti: Laura Yzeiraj Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.