PROJEKTE

PROJEKTE

Horizontal Communication & Capitalization Project for Innovation in Blue Growth at Mediterranean level

Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, nga shtatori 2016 është partner i asociuar i Projektit InnoBlueGrowth “Horizontal Communication & Capitalization project for Innovation in Blue Growth at Mediterranean level”, i financuar nga programi INTERREG MED 2014-2020.

Objektivi kryesor i projektit “InnoBlueGrowth është të garantojë aktivitetet e komunikimit e të kapitalizimit të projekteve tematike, të ashtuquajtura “modulare” (projekte studimi, eksperimentimi e kapitalizimi) që kanë të bëjnë me Rritjen Blu (Blue Growth), me qëllim rritjen e impaktit të tyre kundrejt objektivave të identifikuar të përbashkëta. Në rastin e InnoBlueGrowth, këto aktivitete përqëndrohen në rritjen e aktiviteteve transnacionale të grupimeve të reja dhe rrjeteve të sektoreve kyç të zonës së Mesdheut.

Lexo më shumë