Taksat dhe kontributet per vitin akademik

  • Mundësi për të kërkuar çregjistrim, ndryshuar status, pezulluar studimet, apo për t'u trasferuar pas regjistrimit në programet përkatëse të studimeve.
  • Tarifë e pandryshuar për gjithë kohëzgjatjen e studimeve duke e përshtatur vetëm me treguesin e inflacionit të zonës euro.
  • Ndarje në këste e tarifës vjetore për studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.
  • Tarifë e reduktuar deri në 80 % për studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova me notë mesatare duke filluar nga 9-a.
  • Tarifë e reduktuar deri në 30% për studentin shqiptar që ka vëlla dhe/apo motër të regjistruar si student me status “i rregullt” në vijim të një programi studimesh.
  • Pagesë e reduktuar me 80 - 90 % për çdo vit “jashtë programit të studimeve”, pas periudhës ligjore të parashikuar për diplomim.
  • Tarifat vjetore, për gjithë aktivitetin mësimor të kryer gjatë vitit akademik 2018-19 për programet e studimit janë si vijon:
Mjekësi dhe Kirurgji, Odontoiatri, Farmaci                                                 € 4.685 / viti
Fisioterapi, Infermieristikë, Ekonomi dhe Shkenca Politike                          € 2.295 / viti
Infermieristikë (Elbasan)                                                                         € 1.930 / viti
Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi                                                           € 3.645 / viti

Shënim: Për studentët shtetas të huaj të Fakultetit të Mjekësisë dhe Farmacisë, me përjashtim të studentëve nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova dhe antarë të urdhrave apo kongregatave fetare (Misionarë), tarifat e mësipërme ndryshojnë.

  • Tarifat vjetore, për gjithë aktivitetin mësimor të kryer për vitin akademik 2018-19 për programet e studimit pas-diplomimit janë si më poshtë:
  • Master i Shkencave në Ekonomi dhe Menaxhim, Infermieristikë dhe Fizioterapi              € 2.500 / viti
  • Doktoraturë, Master Ekzekutiv në Ortodonci                                                                € 3.000 / viti
  • Tarifa vjetore përfshin periudhën Tetor 2018 - Mars 2020 dhe gjithë kostot lidhur me provimet dhe përsëritjet e tyre.