Rrjeti Wifi

 Wifi UNIZKM është një shërbim që ofrohet për të gjithë studentët dhe stafin administrativ dhe akademikë të Universitetit dhe mbulon të gjitha hapësirat e përdorura për mësimdhënie në kuadër të strukturës universitare. Përdoruesit e rrjetit WiFi janë studentët e regjistruar në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, docentët dhe stafi administrativ. Rrjeti Wifi shërben edhe për kërkimet online të sekretarisë, studentëve, bibliotekës, e-mail dhe shumë shërbime të tjera. Për t’u lidhur me shërbimin Wifi duhet të hapni faqen www.unizkm.al dhe të idenfitikoheni me të dhënat personale.