Orientimi dhe Karriera

 14 prill 2018, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” mirëpriti nxënësit maturantë të Shkollave të Mesme, në kuadër të ditëve kushtuar këshillimit të karrierës.

Ditët e Hapura janë konceptuar si vizita në stukturën universitare, me qëllim njohjen e Kapusit dhe jetës universitare, për këdo që po planifikon të vijojë studimet e larta në Universitetin Katolik ZKM.

Maturantëve iu prezantua stuktura, programet e studimit dhe natyrisht mundësitë profesionale të çdo dege. Përgjatë vizitave, studentët panë nga afër auditorët, laboratorët, bibliotekën, etj.

Ju mirëpresim më 19 maj, në takimin e fundit të Ditëve të Hapura, kushtuar përzgjedhjes universitare dhe këshillimit mbi karrierën.