Orientimi dhe Karriera

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” zhvilloi takime mbi këshillimin e karrierës me maturantët e qyteteve të Durrësit dhe të Elbasanit. Qëllimi i këtyre inciativave është që t’i ndihmojë matrikullat e ardhshme të zgjedhin me vetëdije rrugëtimin universitar, duke nxjerrë në pah objektivat akademike, mundësitë profesionale dhe elementët karakterizues të çdo programi studimi.