Orientimi dhe Karriera

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hap çdo vit dyert me qëllim informimin e nxënësve të shkollave të mesme mbi jetën universitare, si dhe për t’i ardhur në ndihmë përmes këshillimit që të bëjnë zgjedhjen e duhur për studimet e larta, duke nxjerr në pah aftësitë e tyre.

Ditët e Hapura i kushtohen maturantëve duke i prezantuar dhe njohur me programet e studimit, mundësitë profesionale, shërbimet dhe duke u mundësuar  bashkëbisedime me profesorët, koordinatorët dhe personelin e universitetit.

Parashikohen gjithashtu vizita në klinikat dhe struktura të tjera me interes, brenda kampusit (laboratorë, bibliotekë, etj).   

Mirëpresim nxënës nga të gjithë shkollat e mesme në datat 14 Prill dhe 19 Maj!