Orientimi dhe Karriera

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon “Ditët e Hapura” në datat 14 prill dhe 19 maj.

Në këto ditë, maturantët e shkollave të mesme do të kenë mundësinë të vizitojnë kampusin universitar, laboratorët, klinikat, dhe ambientet e tjera me interes në universitet.

Maturantët do të marrin informacion të detajuar mbi programet e studimit, kohëzgjatjen e tyre, kriteret e pranimet në degët: Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi, Mjekësi, Odontoiatri dhe Protezë dentare, Farmaci, Fizioterapi, Infermieristikë, Ekonomi Ndërmarrje, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Kampusi universitar do të qëndrojë i hapur për të interesuarit nga ora 09.00 deri në orën 14.00. 

Jeni të mirëpritur!