Orientimi dhe Karriera

Arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, mjekë, farmacistë, stomatologë, fizioterapistë dhe infermierë të ardhshëm. Është koha kur të rinjtë fillojnë të materializojnë ëndrrat për të ardhmen e tyre. I bëjnë ato të mundshme duke nisur me një testim, që synon të nxjerrë në pah njohuritë e tyre.
Data 22 gusht shënon fundin e raundit të parë për provimet e pranimit në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Interesi i kandidatëve për t’u bërë Studentë UKZKM ka lënë gjurmë edhe në aparatin tonë fotografik, të pasqyruar më poshtë.
Takohemi në raundin e dytë dhe fitoftë më i miri!