Orientimi dhe Karriera

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ishte pjesë e edicionit të tetë të Panairit “Work & Study”, nga data 18 – 20 Maj 2017. Në këtë panair, qëllimi i të cilit është hedhja e një strategjie të re në tregun e punës dhe të studimit, UKZKM u paraqit me një stendë të pozicionuar në qendër të sallës së Pallatit të Kongreseve. Nxënës të shumtë u interesuan pranë stendës, duke e parë UKZKM-në si një zgjedhje shumë të mirë për të vazhduar studimet e larta.
Këtë viti, “Work & Study” i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë - Tiranë, në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit mblodhi mbi 300 pjesmarrës. Përveç universiteteve në panair ishin të pranishëm: Zyra të Punësimit, Qendra të Formimit Profesional dhe Përfaqësues të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, si edhe biznese të ndryshëm.