Orientimi dhe Karriera

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizoi etapën e tretë dhe të fundit të “Ditëve të Hapura”. Interesi i nxënësve maturantë për të parë nga afër Kampusin Universitar, por mbi të gjitha për t’u njohur me programet e studimit ishte i madh. Nxënës nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe nje grup maturantës nga qyteti bregdetar i Vlorës vizituan UKZKM- në. Pasi morën një informacion të përgjithshëm, ata u ndanë në grupe sipas interesit për kurset e studimit. Koordinatorët e Fakulteteve të Mjekësisë (Mjekësi dhe Kirurgji, Fizioterapi dhe Infermieri, Odontoiatri dhe Protezë Dentare), Ekonomisë, Farmacisë dhe Arkitekturës, i njohën të rinjtë hollësisht me programet e studimit. Ata vizituan edhe Klinikat dhe Laboratorët, asete të vyera të UKZKM-së, ku studentët kryejnë praktikën mësimore.