Pranimet ne Universitet

SI TË APLIKOJMË?

Raundi i 1-rë
(Kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit shkollor 2016-2017 dhe që kanë plotësuar formularin A1Z) :

1. Pagesa e tarifës së aplikimit me vlerë 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë (Faturën do ta shkarkoni në linkun : http://www.akp.gov.al/images/matura_2017/fature_2017.pdf

2. Mandati i pagesës duhet të dorëzohet pranë sekretarisë mësimore të shkollës së mesme ku kanë plotësuar formularin A1Z.

3 .Gjatë periudhës 20-29 korrik 2017, të gjithë maturantët do të aplikojnë në Portalin e Maturës Shtetërore Online: www.matura.qsha.gov.al , nëpërmjet formularit të aplikimit. Aplikimi kryhet për çdo DAR/ZA, sipas kalendarit të mëposhtëm:

Data       DAR/ZA        
20.07.17 Tirana Qytet Tirana Qark            
21.07.17 Tirana Qytet Tirana Qark            
22.07.17 Tirana Qytet Tirana Qark Kamzë Kavajë Durrës Krujë    
23.07.17 Kukës Has Tropojë Dibër Mat Bulqizë    
24.07.17 Elbasan Peqin Gramsh Librazhd Korçë Pogradec Kolonjë Devolli
25.07.17 Fier Mallakastë Lushnje Berat Kuçovë Skrapar    
26.07.17 Shkodër M. Madhe Pukë Lezhë Kurbin Mirditë    
27.07.17 Vlorë Sarandë Delvinë Gjirokastër Tepelenë Përmet    
28.07.17 Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë
29.07.17 Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë Rezervë
4. Kandidatët zgjedhin deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga universitetet publike dhe jopublike për vitin akademik 2017- 2018.
Ndër to, duhet të zgjedhin programet e studimit që ofron Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

5. Ju kujtojmë se përzgjedhja e kandidatëve fitues në programet e studimit që ofron Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" bëhet nëpërmjet konkursit të pranimit.

Kur përzgjidhni emrin e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe programin/programet e studimit ku dëshironi të studioni, gjatë aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore Online, ju bëheni kandidat potencial për të marrë pjesë në konkursin e pranimit (për ate program studimi).

SHËNIM:

NËSE NUK ZGJIDHNI UNIVERSITETIN KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË" SI PREFERENCË,
NUK MUND TË MERRNI PJESË NE KONKURSET E PRANIMIT, E PËR RRJEDHOJË,
NUK MUND TË REGJISTROHENI NË UNIVERSITETIN TONË.

6. Qëndra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dërgon listën e kandidatëve, që gjatë aplikimit online në Portalin e Maturës Shtetërore, kanë përzgjedhur programet e studimit që ofron Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë.
7. Kandidatët e listës së QSHA-së duhet të paraqiten pranë Zyrës së Pranimeve të Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë" për të konfirmuar pjesëmarrjen në konkurs.

Datat e konkurseve të pranimit për Raundin e Parë i gjeni të publikuara në linkun e mëposhtëm:
http://www.unizkm.al/index.php/al/sherbime/konkurset-e-pranimit/1009-matura-2017 

8. Kandidatët kryejnë konkursin e pranimit pranë universitetit tonë. Konkursi i pranimit zhvillohet në gjuhën italiane dhe konsiston në:
  1. (20 pikë) Testim me shkrim mbi njohjen e gjuhës italiane;
  2. (30 pikë) Mesatarja e përgjithshme e përllogaritur sipas VKM nr. 346, datë 19.04.2017, që shprehet si mesatarja aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:
    - Mesatares së Përgjithshme të shkollës së mesme (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm)
    - Mesatares së Maturës Shtetërore (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore);
  3. (30 pikë) Testim me shkrim në italisht, mbi njohuritë në shkencat natyrore për këto programe studimi: Mjekësi; Odontoiatri dhe Proteza Dentare; Farmaci; Arkitekturë; Infermieristikë; Fizioterapi.
    Për programet e studimit Ekonomi Ndërmarrjeje, Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nuk kryhet testim mbi njohuritë në Shkencat natyrore.


9. Në bazë të pikëve të grumbulluara në konkursin e pranimit bëhet edhe renditja e kandidatëve në listën e meritës. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.


Kandidatëve që :
- nuk kanë mundur të aplikojnë në Raundin e 1-rë,
- nuk janë shpallur fitues në Raundin e 1-rë apo nuk kanë arritur të regjistrohen,
- janë çregjistruar pas përfundimit të Raundit të parë,
u jepet dhe njeherë e drejta për të aplikuar në Portalin e Maturës Shtetërore në Raundin 2-të, ku kanë mundësi të përzgjedhin deri në 10 (dhjetë) preferenca.


Përditësimi i mësipërm bazohet në Udhëzimin nr.15 dt.19.05.2017 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MASH) që e gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/matura/2017/Udhezim_nr_15_dt_19.5.2017.pdf 


Kujdes!!!
Këto informacione mund të ndryshojnë në varësi të Udhëzimeve të mëtejshme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.