Pranimet ne Universitet

I. Informacion i përgjithshëm

Ju lutemi të konsultoni linkun e mëposhtem rreth kritereve dhe procedurave:

Kriteret dhe procedurat për zbatimin e njohjes së krediteve të fituara gjatë studimeve universitare të mëparshme për transferimin e studimeve dhe regjistrimin në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Sipas V.K.M. nr. 295, dt. 10.05.2019 për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për vitin akademik 2019-2020, në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim. Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: VKM-295-date-10.05.2019.pdf

II. Si të aplikoni?

Proçedurat dhe afatet për të aplikuar për transferim studimesh përcaktohen me Udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (MASR). Ju lutemi të kontrolloni kriteret dhe afatet e aplikimit që do të përditësohen pas publikimit të këtij Udhëzimi për vitin akademik 2019-2020.
Aplikimi kryhet on-line në Portalin e Universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/, zeri “Transferimi I studimeve” duke ngarkuar në mënyre elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin që përcakton udhëzimi i MASR.

III. Testimet e pranimit

Datat e testimeve do të publikohen në vijim të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për procedurat e transferimit të studimeve, për vitin akademik 2019-2020.

IV. Regjistrimi

Datat për regjistrimin e kandidatëve fitues do të publikohen në vijim të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për programet e dyta të studimit, për vitin akademik 2019-2020.

Përpara regjistrimit, Universiteti Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’ ka të drejtën të verifikojë me Institutin e Arsimit të Larte të origjinës (ku janë kryer studimet universitare të mëparshme) vërtetësinë e të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidati. 

Informacionet e mësipërme do të përditësohen pas publikimit të Udhëzimit të posaçëm të MASR për vitin akademik 2019-2020.