Pranimet ne Universitet

 I. Formulari Shprehje Interesi

Ju lutemi të plotësoni formularin Shprehje Interesi në linkun e mëposhtëm për t'u njoftuar me e-mail për informacione të reja rreth regjistrimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (UKZKM):Shprehje Interesi

Ose mund të konsultoni Forumin Pyetje të Shpeshta -FAQ (Frequently Asked Questions):

FAQ: Pyetjet më të shpeshta (Frequently Asked Questions)  

II. Kriteret e pranimit në programet e Ciklit të I dhe në ato të integruara të Ciklit të II për vitin akademik 2019-2020:

 

III. Informacion i përgjithshëm

Proçedurat dhe afatet për të aplikuar në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" për vitin akademik 2019-2020, do të përcaktohen me Udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (MASR).
Ju lutemi te kontrolloni datat e testimeve dhe afatet e proçedurave të pranimit që do të publikojmë në vijim!

Për t’u pranuar në programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" për vitin akademik 2019- 2020, kandidatët shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit duhet të:

  • Kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, Diplomën e Maturës Shtetërore, të lëshuar jashtë vendit në përfundim të arsimit të mesëm, të njohur nga qeveria shqiptare si dhe nga universitetet partnere.
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme që përcaktohet çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave V.K.M. Për vitin e kaluar akademik, sipas VKM-së, nota mesatare minimale për tu pranuar në Universitet për vitin akademik 2018- 2019 ishte 6.00. (Për vitin akademik 2019-20 pritet ende të dalë)
  • Kryejnë testimin e pranimit në gjuhën italiane pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", i cili konsiston në:
  1. Testim me shkrim në italisht, mbi njohuritë në Shkencat natyrore - (30 pikë) për programet e studimit ne Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fisioterapi, Farmaci;

Për programin e studimit ne Arkitekturë testimi me shkrim në gjuhën italiane i referohet njohurive të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së  mesme në lëndët si Histori, Përfytyrim Grafik, Matematikë, Fizikë.

  1. Testim me shkrim mbi njohjen e gjuhës italiane - (20 pikë);
  2. Përllogaritja e Mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme-(30 pikë).

Në bazë të pikëve të grumbulluara bëhet edhe renditja e kandidatëve në listën e meritës. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.
Për programet e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe  Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi do të zhvillohet vetëm testim me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane.

Për të marrë pjesë në testimet e pranimit kandidatët duhet të regjistrohen on-line në portalin e pranimeve të Universitetit: admissions.unizkm.al sipas afateve dhe proçedurave që do të publikohen bandos/shpalljes  përkatëse të pranimit.

 

IV. Regjistrimi

Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre dokumentet e regjistrimit.

 

Ju lutemi t'i referoheni linkut të mëposhtëm për informacione rreth procedures së Njehsimit të Diplomës së shkollës së mesme: