Pranimet ne Universitet

Njoftim për kandidatët që nuk nuk kanë arritur të aplikojnë në U-Albania apo të plotësojnë formularin A1/A1Z

Udhëzimi nr. 33 dt. 23.10. 2018 i Ministrisë të Arsimit, Sportit dhe Rinisë u jep mundësi regjistrimi edhe kandidateve që nuk nuk kanë arritur të aplikojnë në tre raundet e mëparshme në portalin u-Albania U-Albania apo të plotësojnë formularin A1/A1Z.

Të gjithë kandidatët që nuk janë regjistruar ende në një program studimi dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare mund të paraqiten për aplikim pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” deri në datën 2 Nëntor në këto programe studimi:

  • Ekonomi Ndërmarrjeje    kliko këtu për më shumë informacion
  • Arkitekturë                       kliko këtu për më shumë informacion
  • Farmaci                            kliko këtu  për më shumë informacion
  • Infermieristikë                kliko këtu për më shumë informacion
  • Fizioterapi                        kliko këtu për më shumë informacion

 Për t’u regjistruar pranë Universitetit tonë kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë Mësimore personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre,  nga data 5 deri në 7 Nëntor dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Mandatin e kryerjes së pagesës së këstit të parë apo të këstit të plotë të tarifës vjetore të studimit (urdhërpagesa për t’u paraqitur në bankë, shkarkohet nga portali studenti, zëri Tasse);
  • Diplomën e Maturës Shtetërore (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
  • Lista e notave (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
  • Vërtetim mjeko - ligjor;
  • Çertifikatë familjare;
  • Vërtetim banimi;
  • 2 foto.

Pranë Sekretarisë Mësimore do të plotësohen gjithashtu:

  • Kërkesa e regjistrimit (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
  • Deklarata e paraqitur në Shtojcën nr. l të Udhëzimit nr. 18 dt. 21.05.2018 (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
  • Kontrata e regjistrimit;
  • Formulari i shkarkuar nga portali U-Albania.

Raundi i III-të

Listat e renditjes së aplikantëve për raundin e III-të, viti akademik 2018-2019

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” njofton të gjithë kandidatët e interesuar se deri në 18 Tetor 2018 vijojnë regjistrimet për raundin e III-të për programet e studimit ku kanë mbetur ende kuota të lira:

  • Ekonomi Ndërmarrjeje
  • Arkitekturë
  • Farmaci
  • Infermieristikë
  • Fizioterapi
  • Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Për më shumë informacion ju lutemi të konsultoni njoftimet e pranimit të raundit të III-të:

 

Mundësi regjistrimi për kandidatët që kanë:

  1. Aplikuar ne portalin U-Albania pavarësisht se nuk kanë përzgjedhur programet tona të studimit gjatë raundit të I-rë apo të II-të;
  2. Diplomë të huaj të shkollës së mesme

Ndërkaq në datat 9-13 Tetor do të vijojnë regjistrimet e kandidatëve që kanë përzgjedhur programet tona të studimit gjatë raundit të II-të.


Raundi i II-të

Të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularët A1/A1Z dhe që:

- nuk arrijnë të aplikojnë në raundin e I-rë; 
- nuk shpallen fitues në Raundin e 1-rë në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet; 
- nuk do të arrijnë të regjistrohen në datat 30 Gusht- 12 Shtator;
- ç’regjistrohen, pas përfundimit të Raundit të parë (13 shtator)


Universiteti Katolik ZKM publikon listat e renditjes së aplikantëve për raundin e dytë, viti akademik 2018-2019


Të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularët A1/A1Z dhe që:

- nuk arrijnë të aplikojnë në raundin e I-rë; 
- nuk shpallen fitues në Raundin e 1-rë në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet; 
- nuk do të arrijnë të regjistrohen në datat 30 Gusht- 12 Shtator;
- ç’regjistrohen, pas përfundimit të Raundit të parë (13 shtator)

u jepet edhe njeherë e drejta për të aplikuar në Raundin II-të në Portalin U-Albania, në datat 15 shtator – 20 shtator.

Raundi i II-të

Njoftimet e pranimit, për shtetas shqiptar dhe shtetas të huaj jo-BE, raundi i dytë, viti akademik 2018-2019:

Bazuar ne njoftimet e pranimit të publikuara me sipër ju informojmë mbi kriteret dhe proçedurat e pranimit për raundin e II-të:

I. Kuotat e Pranimit

Programi i studimit

Kuota

Arkitekturë

16

Ekonomi Ndërmarrjeje

49

Farmaci

43

Infermieristikë

55

Fizioterapi

45

Odontoiatri dhe Proteza Dentare

28

Mjekësi

51

 


II. Datat e konkurseve/testimeve te pranimit

Testimet e vlerësimit/konkurset e pranimit për raundin e II-të do të zhvillohen pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit te Mire", sipas datave të mëposhtme:

Programi i studimit

Data

Ora

Mjekësi

24.09.2018

16:00

Odontoiatri dhe Proteza Dentare

25.09.2018

11:00

Fizioterapi

25.09.2018

09:00

Infermieristikë

25.09.2018

09:00

Arkitekturë

25.09.2018

15:00

Ekonomi Ndërmarrjeje

25.09.2018

15:00

Farmaci

25.09.2018

13:00

 


III.Aplikimi

Në konkurset/testimet vlerësuese të raundit të II-rë do të marrin pjesë kandidatët që:

1. Kanë plotësuar formularin A1 (Matura Shtetërore 2018) ose A1Z (kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit 2017-18) në portalin online të Maturës Shtetërore;
2. Kanë përzgjedhur programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në portalin online të aplikimit universitar U-Albania: https://ualbania.arsimi.gov.al/, në datat 15 Shtator-20 Shtator;

Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet tona të studimit në portalin U-Albania, për raundin e II-të, Universiteti e merr pas datës 21 Shtator.

SHËNIM:NËSE NUK ZGJIDHNI SI PREFERENCË UNIVERSITETIN KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË", NUK MUND TË MERRNI PJESË NË TESTIMET VLERËSUESE/KONKURSET TONA TË PRANIMIT, E PËR RRJEDHOJË, NUK MUND TË REGJISTROHENI NË UNIVERSITETIN TONË.


IV. Pjesëmarrja në konkurset e pranimit/testimet vlerësuese

Kandidatët që kanë përzgjedhur programet tona të studimit në portalin U-Albania, duhet të paraqiten pranë Zyrës së Pranimeve të Universitetit të pajisur me një dokument identifikimi për të përfunduar proçedurën e regjistrimit për në testimet/konkurset e pranimit dhe për të paguar tarifën e regjistrimit prej 2.000 lekë:

- në datat 21 Shtator - 24 Shtator, ora 12:00 për programin e studimit në Mjekësi;
- në datat 21 Shtator - 24 Shtator ora 16:00 për programet e studimit në Odontoiatri dhe proteza Dentare, Infermieristikë dhe Fizioterapi; 
- në datat 21 Shtator - 25 Shtator ora 11:00 për programet e studimit në Farmaci dhe Arkitekturë
- në datat 21 Shtator - 25 Shtator ora 14:00 për programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje.

Në datat e konkurseve/testimeve përkatëse, kandidatët paraqiten pranë Sekretarisë Mësimore 30 minuta përpara fillimit të konkursit/testimeve, të pajisur me një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pashaportë).


V. Konkurset e pranimit/testimet vlerësuese

Kandidatët që përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në:

Farmaci; Infermieristikë; Fisioterapi; Arkitekturë do të paraqiten pranë Universitetit Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’për t’u vlerësuar

a. me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në Shkencat Natyrore;

b. mbi njohuritë e gjuhës italiane.

Ekonomi Ndërmarrjeje; Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi do të paraqiten pranë Universitetit Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’për t’u vlerësuar me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane.

Rezultatet e vlerësimeve për programet e mësipërme të studimit dhe mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme (Mesatarja e VKM-së) do të shërbejnë për renditjen e kandidatëve në portalin U-Albania.


Vlerësimet kanë për qëllim njohjen e formimit aktual të studentit të ardhshëm!

 

Kandidatët që përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në:

Mjekësi; Odontoiatri dhe Proteza Dentare do të kryejnë konkursin e pranimit pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", i cili zhvillohet në gjuhën italiane dhe konsiston në:

1. Testim me shkrim në italisht, mbi njohuritë në shkencat natyrore (bazuar në lëndët si Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë) - (30 pikë)

2. Testim me shkrim mbi njohjen e gjuhës italiane - (20 pikë);

3. Përllogaritja e Mesatares së përgjithshme (30 pikë) ose mesatares së VKM-së që shprehet si mesatarja aritmetike e thjeshtë e dy treguesve të mëposhtëm:

- Mesatares së Përgjithshme të shkollës së mesme (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm)

- Mesatares së Maturës Shtetërore (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore)

Në bazë të pikëve të grumbulluara bëhet edhe renditja e kandidatëve në portalin U-Albania. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.

Lista e renditjes së kandidatëve me ID-në përkatëse do të afishohet në ambientet e Universitetit dhe do të publikohet në faqen zyrtare www.unizkm.al brenda datës 25 Shtator 2018.


VI. Proçesi i regjistrimit

Kandidatët që janë shpallur fitues të konkurseve të pranimit/testimeve vlerësuese të raundit të II-rë, duhet të regjistrohen pranë Sekretarisë Mësimore në datat 27 Shtator deri në 6 Tetor 2018, nga ora 08:00-16:30. Sipas Udhëzimit nr.18 dt. 21.05.2018 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), kjo periudhë është e ndarë në 5 faza. Çdo fazë zgjat 48-orë.

Kandidatit të shpallur fitues i dërgohet një e-mail nga Sekretaria Mësimore ku janë të detajuara dokumentet e nevojshme për regjistrim dhe afati 48 orësh i kandidatit.

Kur kandidati është shpallur fitues, ai duhet të paraqitet pranë Sekretarisë Mësimore brenda afatit 48-orëshNëse kandidati nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishtë shpallur fitues në atë fazë dhe Sekretaria Mësimore thërret automatikisht kandidatin tjetër.

Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 6 Tetor 2018.

Nëse gjatë këtij proçesi do të konstatohen kuota të paplotësuara dhe nuk do të ketë kandidatë në pritje, do të rikthehen në garë kandidatët e shpallur fitues në fazat paraardhëse që nuk rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi.

Kandidatët e shpallur fitues, për t’u regjistruar duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë Mësimore personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Mandatin e kryerjes së pagesës së këstit të parë apo të këstit të plotë të tarifës vjetore të studimit (urdhërpagesa për t’u paraqitur në bankë, shkarkohet nga portali studenti, zëri Tasse);
  • Diplomën e Maturës Shtetërore (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
  • Lista e notave (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
  • Vërtetim mjeko - ligjor;
  • Çertifikatë familjare;
  • Vërtetim banimi;
  • Çertifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor” dhe në Udhëzimin e MASR nr. 20, datë 22.9.2017 (nëse e disponon, dhe vetëm për programet e studimit në Farmaci, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Mjekësi dhe Arkitekturë);
  • 2 foto.

Pranë Sekretarisë Mësimore do të plotësohen gjithashtu:

  • Kërkesa e regjistrimit (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
  • Deklarata e paraqitur në Shtojcën nr. l të Udhëzimit nr. 18 dt. 21.05.2018 (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
  • Kontrata e regjistrimit;
  • Formulari i shkarkuar nga portali U-Albania.

VII. Proçesi i çregjistrimit

Kandidati ka të drejtë të çregjistrohet vetëm më datë 7 Tetor 2018. Ai paraqet një kerkesë për çregjistrim pranë Sekretarisë Mësimore duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik. Çregjistrimi kryhet në portalin U-Albania dhe pranë Sekretarisë Mësimore.


Kriteret e pranimit në programet e Ciklit të I dhe në ato të integruara të Ciklit të II për vitin akademik 2018-2019:

https://unizkm.al/al/menu-e-shpejte/news-evente/1888-kriteret-e-pranimit-p%C3%ABr-vitin-akademik-2018-2019

 

Sipas V.K.M. nr. 216, dt. 20.4.2018 për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për vitin akademik 2018-2019:

Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesem, nota 6 (gjashtë) është  nota mesatare minimale për tu pranuar në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", për vitin akademik 2018-2019 në:

  • programet e studimit të ciklit të parë;
  • programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë;
  • ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve.
  • Linku i V.K.M-së Nr 216 date 20/04/2018 
  • Publikojmë Udhëzimin nr. 18 dt. 21.05.2017 për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e Raundit të I-rë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të Ciklit të II-të, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2018- 2019.
  • Udhezim nr 18 dt 21.5.2018.pdf 

  • Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth aplikimit dhe regjistrimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", mund të shprehni interesin tuaj duke plotësuar formularin që gjeni në linkun e mëposhtëm:
  • Linku:Shprehje interesi
  •  Ose të konsultoni Forumin Pyetje të Shpeshta (FAQ-Frequently Asked Questions) :
  • Linku:FAQ: Pyetjet më të shpeshta (Frequently Asked Questions)