Pranimet ne Universitet

I. Formulari Shprehje Interesi

Ju lutemi të plotësoni formularin Shprehje Interesi në linkun e mëposhtëm për t'u njoftuar me e-mail për informacione të reja rreth regjistrimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (UKZKM):Shprehje interesi

Ose mund të konsultoni Forumin Pyetje të Shpeshta -FAQ (Frequently Asked Questions):

FAQ: Pyetjet më të shpeshta (Frequently Asked Questions)  

II. Kriteret e pranimit në programet e Ciklit të I dhe në ato të integruara të Ciklit të II për vitin akademik 2019-20:


III. Si të aplikojmë?

Aplikimi në UKZKM ndjek proçedurat dhe afatet e përcaktuara në Udhëzimet e posaçme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Hapat për të aplikuar për në UKZKM për vitin akademik 2019-2020:

  1. Plotësimi i Formularit A1 (Matura 2019) ose A1Z (nëse keni përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit 2018-2019) pranë shkollës së mesme; Plotesim Formulari A1-A1Z.pdf
  2. Përzgjedhja e Programit/eve te studimit ku dëshironi të regjistroheni në UKZKM ndër 10 preferencat tuaja ne Portalin U-Albania;
  3. Testimet e pranimit që zhvillohen pranë UKZKM.

Ju lutemi te kontrolloni datat e testimeve dhe afatet e proçedurave të pranimit që do të publikojmë në vijim.

 Kandidatët që do të përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në Farmaci; Infermieristikë; Fisioterapi; Mjekësi; Odontoiatri dhe Proteza Dentare do të paraqiten pranë UKZKM për të vazhduar me testimet si me poshtë:

  1. Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së  mesme në Shkencat Natyrore (Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi) - 30 pikë;
  2. Testim me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane - 20 pikë;

Për programin e studimit në Arkitekturë testimi me shkrim në gjuhën italiane i referohet njohurive të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Histori, Përfytyrim Grafik, Matematikë, Fizikë. 

Pikët e grumbulluara nga rezultatet e testimeve dhe nga përllogaritja e mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme - Mesatarja e VKM-së (30 pikë) do të shërbejnë për renditjen e kandidatëve në portalin U-Albania.

 Për programet e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe  Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi do të zhvillohet vetëm testim me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane.

 IV. Pjesëmarrja në testimet e pranimit

Për të marrë pjesë në testimet e pranimit kandidatët duhet të regjistrohen online në Portalin e Pranimeve të Universitetit: admissions.unizkm.al dhe të paraqiten pranë Zyrës së Pranimeve  të pajisur me kartë identiteti për të paguar tarifën e regjistrimit për testim prej 2.000 Lekë.

Pas përfundimit të testimeve, UKZKM shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi.

 V. Regjistrimi

Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre dokumentet e regjistrimit.

 Raundi i Dytë
Në mbështetje të Udhëzimeve të MASR, proçedurat e pranimit zhvillohen në 2 ose me shumë raund-e. Të gjithë kandidatët që nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë në raundin e parë do të mund të aplikojnë në raundin e II-të për programet e studimit të UKZKM ku mbeten kuota të paplotësuara.

Për informacione rreth plotësimit të formularit A1Z, ju lutemi kandidatëve që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit akademik 2018-19, t’i drejtohen faqes zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA):http://qsha.gov.al/,

http://qsha.gov.al/infos/matura_2019/kalendar_aplikimi.pdf

Informacionet e mësipërme do të përditësohen pas publikimit të Udhëzimit të posaçëm të MASR për vitin akademik 2019-2020.

_______________________________________________________