Pranimet ne Universitet

I. Formulari Shprehje Interesi

Ju lutemi të plotësoni formularin Shprehje Interesi në linkun e mëposhtëm për t'u njoftuar me e-mail për informacione të reja rreth regjistrimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (UKZKM): Shprehje interesi
 
Ose mund të konsultoni Forumin Pyetje të Shpeshta -FAQ (Frequently Asked Questions):FAQ: Pyetjet më të shpeshta (Frequently Asked Questions) 
 

II. Si të aplikojmë?

Në mbështetje të udhëzimit nr. 10, dt. 15.05.2019 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të urdhërit të përpashkët nr. 1, dt. 07.06.2019, procedurat e pranimit për vitin akademik 2019-2020, do të zhvillohen në 3 raunde sipas datave të përcaktuara në kalendarin e mëposhtëm:
 
 
Udhëzimi nr. 10, dt. 15.05.2019 i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

 

Raundi i Dytë

Si të aplikojmë për raundin e dytë në UKZKM?

Për të aplikuar për në raundin e dytë ju lutemi të përzgjidhni programet e studimit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ndër 10 preferencat tuaja në portalin U-Albania në periudhën 19-21 Shtator 2019.

- Kandidatët që do të përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në: Infermieristikë; Fisioterapi; Mjekësi; Odontoiatri dhe Proteza Dentare duhet të paraqiten pranë UKZKM për të kryer testimin e pranimit i cili përfshin:

- Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;

- Testim me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane - 20 pikë;

- Mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme (mesatare e VKM-së e cila përfshin edhe provimet e Maturës Shtetërore) -30 pikë.

- Për të marrë pjesë në testime, kandidatët duhet të paraqiten pranë Zyrës së Pranimeve prej datës 23 Shtator deri 2 orë përpara fillimit të testimit të pranimit përkatës, të pajisur me kartë identiteti, për të paguar tarifën e regjistrimit për testim prej 2.000 Lekë.

 

- Nuk do të zhvillohen testime pranimi për kandidatët që përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në: Ekonomi Ndërmarrjeje, Farmaci, Arkitekturë.  

- Për këto programe studimi renditja e kandidatëve do bëhet sipas mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme, duke ndjekur rendin zbritës të këtij kriteri.

- Regjistrimi përfundimtar i fituesve do të kryhet në përputhje me numrin e kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e fituesve.

 

Shpallja e fituesve dhe regjistrimi përfundimtar

UKZKM afishon në ambientet e Universitetit dhe publikon në faqen web listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi brenda datës 26 Shtator 2019.

Në datat 30 Shtator deri në 09 Tetor 2019 (periudhë kjo e ndarë ne 5 faza 48-orëshe), kandidatët që kanë aplikuar në raundin e dytë, kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë dokumentet e regjistrimit.

 


Universiteti Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’publikon njoftimet mbi kriteret dhe proçedurat e pranimit për raundin e dytë, viti akademik 2019-2020, për këto programe studimi :


Raundi i parë

 

Listat e renditjes së aplikantëve të raundit të parë programi i studimit Mjekësi 2019 - 2020.pdf (Shkarko)

Lista e renditjes së aplikantëve të raundit të parë programi i studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare 2019_2020.pdf

Lista e renditjes së aplikantëve të raundit të parë programi i studimit Farmaci, viti akademik 2019-2020

Listat e renditjes së aplikantëve të raundit të parë programi i studimit Ekonomi Ndërmarrjeje viti akademik 2019-2020

Listat e renditjes së aplikantëve të raundit të parë programi i studimit Arkitekturë viti akademik 2019-2020

Listat e renditjes së aplikantëve të raundit të parë programi i studimit Fizioterapi viti akademik 2019-2020

Listat e renditjes së aplikantëve të raundit të parë programi i studimit Infermierisë viti akademik 2019-2020

 

Listat e aplikantëve që kanë përzgjedhur në portalin U-Albania programet e studimit të ofruara nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në raundin e parë, viti akademik 2019-2020.

Jeni të lutur të klikoni mbi programin që keni përzgjedhur për të kontrolluar aplikimin tuaj:

Arkitekturë
Ekonomi Ndërmarrjeje
Farmaci 
Fizioterapi
Infermieristikë 
Mjekësi
Odontoiatri dhe Proteza Dentare

 

Universiteti Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’publikon njoftimet mbi kriteret dhe proçedurat e pranimit, për shtetas shqiptarë, raundi i parë, viti akademik 2019-2020, për këto programe studimi :

 

Hapat për të aplikuar në raundin e parë në UKZKM:

  1. Plotësimi i formularit A1 (Matura 2019) ose A1Z (nëse keni përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit 2018-2019) pranë shkollës së mesme. 
  2. Përzgjedhja e programit/eve të studimit ku dëshironi të regjistroheni në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ndër 10 preferencat tuaja në portalin U-Albania në periudhën 31 Korrik - 5 Gusht 2019;

- Kandidatët që do të përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në: Infermieristikë; Fisioterapi; Mjekësi; Odontoiatri dhe Proteza Dentaredo të paraqiten pranë UKZKM për të kryer testimin e pranimit i cili përfshin:

- Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;

- Testim me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane - 20 pikë;

- Mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme (mesatare e VKM-së e cila përfshin edhe provimet e Maturës Shtetërore) -30 pikë.

- Për të marrë pjesë në testime, kandidatët duhet të regjistrohen online në Portalin e Pranimeve të Universitetit: admissions.unizkm.al dhe të paraqiten pranë Zyrës së Pranimeve prej datës 12 Gusht deri 2 orë përpara fillimit të testimit të pranimit përkatës, të pajisur me kartë identiteti, për të paguar tarifën e regjistrimit për testim prej 2.000 Lekë.

- Nuk do të zhvillohen testime pranimi për kandidatët që përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në: Ekonomi Ndërmarrjeje, Farmaci, Arkitekturë.  

- Pas përzgjedhjes në U-Albania kandidatët mund të komunikojnë disa të dhëna personale në Portalin e Universitetit tonë: http://admissions.unizkm.al/ prej datës 12 Gusht.

- Për këto programe studimi renditja e kandidatëve do bëhet sipas mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme, duke ndjekur rendin zbritës të këtij kriteri.

- Regjistrimi përfundimtar i fituesve do të kryhet në përputhje me numrin e kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e fituesve.


III. Shpallja e fituesve dhe regjistrimi përfundimtar

UKZKM afishon në ambientet e Universitetit dhe publikon në faqen web listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi nga data 26-29 Gusht.

Në datat 2 deri në 15 Shtator 2019 (periudhë kjo e ndarë ne 7 faza 48-orëshe), kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë, kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë dokumentet e regjistrimit.


Kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit 2019

Për t’u pranuar në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, kandidatët shqiptare që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit 2019, duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm:

  1. Plotësojnë online formularin A1Z në datat 21 Gusht deri në 23 Gusht 2019 në shkollën e mesme ku kanë kryer arsimin e mesëm;
  2. Përzgjedhja e programit/eve të studimit ku dëshironi të regjistroheni në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ndër 10 preferencat tuaja në portalin U-Albania në Raundin e dytë, në periudhën 19 Shtator - 21 Shtator;
  3. Kandidatët që do të përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në: Infermieristikë; Fisioterapi; Mjekësi; Odontoiatri dhe Proteza Dentare, do të paraqiten pranë UKZKM për të kryer testimin e pranimit i cili përfshin:
  • Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;
  • Testim me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane - 20 pikë;
  • Mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme (mesatare e VKM-së e cila përfshin edhe provimet e Maturës Shtetërore) -30 pikë.


Sipas V.K.M. nr. 295, dt. 10.05.2019 për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për vitin akademik 2019-2020, nota mesatare minimale për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, të jetë nota 6.5 (gjashtë pikë pesë).

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:

  1. Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm;
  2. Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

Për më shumë informacion ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

VKM-295-date-10.05.2019 pdf