Pranimet ne Universitet

Pranimet ne Universitet

Transferimi i studimeve - Shtetas të huaj jo - BE

I. Informacion i përgjithshëm

1. Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet midis programeve të studimit të njëjta ose të ngjashme, të të njëjtit cikël edhe lloj, nga Institucionet e Arsimit të Lartë publike ose private, vendase apo të huaja, të liçensuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit në momentin e kërkesës së transferimit, sipas marrëveshjeve me Universitetet partnere italiane. 

Program studimi Bachelor i Universitetit të origjinës -> Program studimi Bachelor i Universitetit Katolik ZKM

Program i integruar studimi i Universitetit të origjinës-> Program i integruar studimi i Universitetit Katolik ZKM

Proçedurat dhe afatet për të aplikuar për transferim studimesh, për vitin akademik 2019-2020, përcaktohen me Udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (MASR).

2. Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme që përcaktohet çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Sipas V.K.M. nr. 295, dt. 10.05.2019 për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për vitin akademik 2019-2020, në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim.

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:

VKM-295-date-10.05.2019 pdf

II. Si të aplikoni?

Proçedurat dhe afatet për të aplikuar për transferim studimesh përcaktohen me Udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (MASR). Ju lutemi të kontrolloni kriteret dhe afatet e aplikimit që do të përditësohen pas publikimit të këtij Udhëzimi për vitin akademik 2019-2020.

Aplikimi kryhet on-line në Portalin e Universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/ duke ngarkuar në mënyre elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin që përcakton udhëzimi i MASR.

III. Proçedurat e pranimit

Proçesi i vlerësimit të dokumentacionit dhe njohjes së lëndëve/krediteve bëhet nga një komision didaktik i posaçëm.

Proçedurat e pranimit për programet e studimit në:

  • Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fizioterapi dhe Infermieristikë

Kandidatët që plotësojnë kriterin e numrit të krediteve të njohura për transferim të studimeve ne këto programe studimi duhet të kryejnë testimin e pranimit pranë UKZKM. Për kandidatët e huaj  jo-BE testimi i pranimit konsiston në:

  1. Përllogaritja e Mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme - (30 pikë)
  2. Testim me shkrim në italisht, mbi njohuritë në Shkencat natyrore - (30 pikë)
  3. Test mbi njohjen e gjuhës italiane - (20 pikë).

Pranohen pa kryer testimin e pranimit dhe kanë përparësi në listën e renditjes së aplikantëve (duke u renditur sipas kriterit të mesatares së ponderuar të provimeve të dhëna në Universitetin e origjinës), kandidatët që vijnë nga programe të njejta studimi të Universiteteve të Bashkimit Evropian, të njohura nga Universiteti ynë në përputhje me marrëveshjet me Universitetin partner italian për transferim direkt të studimeve.
Komisioni didaktik vendos në përputhje me rregulloret mësimore të secilit program studimi, njohjen e plotë apo të pjesshme të krediteve/ provimeve dhe përcakton vitin specifik/të ndërmjetëm ku dhe do regjistrohet kandidati, duke konsideruar edhe kapacitetet e strukturës universitare.

Kandidatët që nuk plotësojnë kriterin e krediteve për transferim kanë gjithsesi të drejtë të marrin pjesë në testimin e pranimit, për t’u regjistruar në vit të parë të programit të studimit përkatës (nëse kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të kryer testimin e pranimit dhe plotësojnë kriterin e notës mesatare sipas udhëzimeve të publikuara në njoftimet e pranimit).

  • Arkitekturë, Ekonomi Ndërmarrjeje,

Dokumentacioni i kandidatëve që aplikojnë për transferim studimesh në programet e studimit në Arkitekturë dhe Ekonomi Ndërmarrjeje vlerësohet nga një Komision Didaktik i cili bën njohjen/konvalidimin e plotë apo të pjesshëm të krediteve/ provimeve dhe përcakton vitin specifik/ të ndërmjetëm ku do regjistrohet kandidati.

  • Farmaci:
  1. Mund të aplikojnë për transferim studimesh, vetëm kandidatët që vijnë nga Universitete shtetërore të Bashkimit Europian, të akredituara si dhe të njohura nga MASR dhe Universiteti partner.
    2. Dokumentacioni i kandidatëve vlerësohet nga një Komision Didaktik i posaçëm i përbërë nga staf akademik i përbashkët i dy universiteteve.
    3. Kandidatët që do të pranohen për transferimin e studimeve në fakultetin e Farmacisë duhet të ndjekin të paktën vitin e 3°(tretë), 4°(katërt) dhe të 5°(pestë) si studentë të rregullt pranë këtij fakulteti.

Përpara regjistrimit, Universiteti Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’ ka të drejtën të verifikojë me Institutin e Arsimit te Larte te origjinës (ku janë kryer studimet universitare të mëparshme) vërtetësinë e të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidati. 

Informacionet e mësipërme do të përditësohen pas publikimit të Udhëzimit të posaçëm të MASR për vitin akademik 2019-2020.

Transferimi i studimeve - Shtetas të huaj BE

I. Informacion i përgjithshëm

1. Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet midis programeve të studimit të njëjta ose të ngjashme, të të njëjtit cikël edhe lloj, nga Institucionet e Arsimit të Lartë publike ose private, vendase apo të huaja, të liçensuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit në momentin e kërkesës së transferimit, sipas marrëveshjeve me Universitetet partnere italiane. 

Program studimi Bachelor i Universitetit të origjinës -> Program studimi Bachelor i Universitetit Katolik ZKM

Program i integruar studimi i Universitetit të origjinës-> Program i integruar studimi i Universitetit Katolik ZKM

Proçedurat dhe afatet për të aplikuar për transferim studimesh, për vitin akademik 2019-2020, përcaktohen me Udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (MASR).

2. Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme që përcaktohet çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Sipas V.K.M. nr. 295, dt. 10.05.2019 për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për vitin akademik 2019-2020, në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim.

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:

VKM-295-date-10.05.2019 pdf

II. Si të aplikoni?

Proçedurat dhe afatet për të aplikuar për transferim studimesh përcaktohen me Udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (MASR). Ju lutemi të kontrolloni kriteret dhe afatet e aplikimit që do të përditësohen pas publikimit të këtij Udhëzimi për vitin akademik 2019-2020.

Aplikimi kryhet on-line në Portalin e Universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/ duke ngarkuar në mënyre elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin që përcakton udhëzimi i MASR.

III. Proçedurat e pranimit

Proçesi i vlerësimit të dokumentacionit dhe njohjes së lëndëve/krediteve bëhet nga një komision didaktik i posaçëm.

Proçedurat e pranimit për programet e studimit në:

  • Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fizioterapi dhe Infermieristikë

Kandidatët që plotësojnë kriterin e numrit të krediteve të njohura për transferim të studimeve ne këto programe studimi duhet të kryejnë testimin e pranimit pranë UKZKM. Për kandidatët e huaj të BE testimi i pranimit konsiston në:

  1. Përllogaritja e Mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme - (30 pikë)
  2. Testim me shkrim në italisht, mbi njohuritë në Shkencat natyrore - (60 pikë)