News Mjekesia

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 28 maj 2019, ora 08.00, konferencën e katërt ndërkombëtare titulluar: “Profesionet shëndetësore dhe praktika e bazuar në evidenca shkencore: Cilat janë zhvillimet e ardhshme”.

Do të trajtohen çështjet që lidhen me zhvillimin e kërkimit në profesionet shëndetësore dhe në fushën e infermierisë. Do të referojnë: Prof. Dyanne AFFONSO - Presidente Nderi e Qendrës së Ekselencës për kërkimin shkencor në Infermieri të Italisë, SHBA, Prof. Susan GENNARO - Rektor i Boston College, SHBA, Prof. Gennaro ROCCO - Përgjegjës i ciklit 3-vjeçar të profesioneve të shëndetësisë, UKZKM, Prof. Franklin SHAFFER - President dhe CEO i CGFNS International, SHBA, Prof. Blerina DUKA - Presidente e Urdhërit të Infermierit, Shqipëri.

Aktiviteti do të zhvillohet pranë Aula Magna-s të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.