News Mjekesia

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 23 Shkurt 2019, ora 09.00, seminarin e titulluar: “Problematikat e frymëmarrjes gjatë gjumit - Një përqasje multidisiplinare”.

Pwrmes profesionistwve, kongresi synon të përcjellë një njohuritë shkencore ndërkombëtare në fushën e mjekësisë dhe hulumtimit të grumi. Do të referojnë: Prof. Paola Cozza, Dr.Sh. Jetmira Fejza, Dr. Andrea Palmieri, Dr.Holta Sulaj, Dr. Adrian Xhuvani e Dr. Anjeza Kuci.

Aktiviteti do të zhvillohet tek Aula Magna dhe organizohet nga Klinika Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin Katolik ZKM dhe Shoqatën Shqiptare e Otorinolaringoiatrisë.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë mjekët me specialitet në Otorinolaringoiatri dhe për stomatologët e interesuar mbi këte tematike inovative për realitetin shqiptar.