News Mjekesia

 

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 19 dhjetor 2018, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Parandalimi i kariesit dentar tek individët në rritje”.

Do të referojë pedagogia Franceska Vinjolli, pjesë e Departamentit të Shkencave Kirurgjikale, Fakulteti i Mjekësisë, UKZKM. Mbi këtë temë do të diskutojnë edhe Prof. Asoc. Fabian Cenko i Departamentit të Shkencave Mjekësore Fakulteti i Mjekësisë UKZKM dhe Prof. Asc. Edit Xhajanka, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Tiranës.

Aktiviteti është nismë e Departamentit për Vlerësimin Kimik – Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM dhe bën pjesë në Ciklin e Dytë të Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.

Aktiviteti do të zhvillohet tek Aula B101, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.