News/evente

Lajme të tjera të rëndësishme

Në përkujtim të Imzot Luçjan Avgustini

Lajmi i hidhur për kalimin në amshim të Imzot Luçjan Avgustini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës tronditi mbarë komunitetin universitar. Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjen, klerin dhe gjithë besimtarët, Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Universiteti Bedër njoftojnë së kanë vendosur të shtyjnë Konferencën “Familja në një kontekst global: perspektivat aktuale dhe të së ardhmes” për orën 16.00 të së njëjtës ditë, 25.05.2016.

U prehtë në paqe!

 

SAVE THE DATE-14 Maj 2016- Leksione të Hapura

Në kuadër të Këshillimit të Karrierës dhe njohjes me programet e reja të studimit (Master i Shkencave në Arkitekturë dhe Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi e Mjedisi) në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë, ju lutem gjeni bashkangjitur informacione mbi aktivitetin që zhvillohet me iniciativën e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Universitetit të Firences ditën e shtunë datë 14 Maj, gjatë Ditëve të Hapura.

Lexo më shumë

CESPIC Summer School  

Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) organizon në datat 19-23 shtator 2016 të parën Summer School me titull “War, reconstruction and establishment of peace: from the roots of war to the establishment of a lasting Peace”.

Lexo më shumë