News/evente

 

Fondacioni ZKM dhe Universiteti Katolik ZKM kanë përmbushur me sukses implementimin e SMSI (Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Informatike) duke u pajisur me çertifikatën ISO/IEC 27001:2013: Për Menaxhimin e Sigurise Informatike.

 

Çfarë është ISO?

 

ISO (International Organization for Standardization) është organizata botërore për hartimin dhe publikimin e standarteve ndërkombëtare në fusha të ndryshme. ISO ofron mjete dhe udhëzime praktike për të organizuar dhe për t’u përballur me sukses me sfidat e sotme globale nëpër institucione. ISO ka një sërë standartesh në fushën e Shëndetësisë dhe Sigurisë, Shërbimeve, Ushqimit, Teknologjive të Informacionit etj.

Standartet ISO garantojnë që produktet dhe shërbimet janë të sigurta, të besueshme dhe të një cilësie të mirë.

 

Çfare është ISO 27001 ?

 

Familja e standarteve ISO 27000 (27k) ndihmon institucionet që t’i mbajne asetet e tyre informatike të sigurta.

Përdorimi i këtyre standarteve ndihmon institucionet të menaxhojnë sigurinë e aseteve të tilla si informacionet financiare, pronat intelektuale, të dhënat e punonjësve apo informacione të tjera që i janë besuar institucionit nga palë të treta (p.sh në rastin tonë të dhënat e studentëve). Studentë: Rrini te qetë, të dhënat tuaja në UNIZKM janë më të sigurta se kurrë.

 

Çfarë është një ISMS (SMSI)?

 

Një SMSI është një qasje sistematike për të menaxhuar informacionet sensitive të kompanisë, për ti mbajtur ato të sigurta. SMSI përfshin njerëzit, proçeset dhe sistemet IT, duke integruar proçese të menaxhimit të riskut.

 

Çfare ndryshimesh priten të sjellë ky certifikim?

 

Fondacioni dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” prej vitesh kanë implementuar, përdorur dhe përmirësuar proçeset e punës që të jenë sa më konformë standarteve evropiane dhe praktikave më të mira të këshilluara.

Në fushën e IT, ky çertifikim implikon standartizimin dhe integrimin e të gjitha proçedurave, sistemeve IT, aseteve dhe burimeve njerëzore në një sistem unik.

 

Shkarko