News/evente

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 18 dhjetor 2019, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Arkitektura dhe tërmetet. Të mësojmë nga e shkuara për të mbrojtur të ardhmen”.

Do të referojë Prof. Giacomo Tempesta nga Departamenti i Arkitekturës së Universitetit të Firences. Prof. Tempesta jep lëndën “Bazat e Mekanikës së strukturave” në Programin e Studimit në Arkitekturë, UKZKM dhe në Universitetin e Firences.

Aktiviteti është nismë e Departamentit për Vlerësimin Kimik –Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM dhe bën pjesë në Ciklin e Tretë të Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM. Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.

Aktiviteti do të zhvillohet tek Aula B101, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.