News/evente

Programet e Specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” mundësohen në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”.

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  mundësohet zhvillimi i praktikave klinike në Qendrat  Spitalore Publike dhe Private, vendase dhe të huaja, duke kompletuar formimin profesional mbi bazën e Standarteve Europiane.

UKZKM ofron programe specializimi në:

Mjekësi Transfuzionale

Kardiokirurgji

Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular

Kirurgji e Përgjithshme

Ortopedi dhe Traumatologji

Gjinekologji dhe Obstetrikë

Gastroenterologji

Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive

Shkenca të të Ushqyerit

Nefrologji