News/evente

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, kujtoi me anë të një Meshe të Shenjtë, Dr. Fratel, Prof Paolo Ruati-n, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta.

Fratel Paolo Ruati  ka punuar në Shqipëri si i pari Dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit nga viti 2004 deri në 2006-ën dhe Rektor 2006 – 2014. Gjithashtu ka punuar për shumë vite si ekspert dhe  dermatolog i njohur pranë spitalit IDI të Romës. Ka ushtruar rolin e drejtorit të Poliambulancës Atë Luigji Monti, në Shqipëri.

Regulltar i Bijve të Zojës së Papërlyer. Në jetën e tij si regulltar ka shërbyer si Atë i Përgjithshëm dhe Provincial i Kongregatës së Bijve të Zojës së Papërlyer.