News/evente

Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë do të zhvillohet në datë 24 Prill 2019,  në vijueshmëri të një tradite të përvitshme. Në këtë ditë, Fondacioni celebron Festën e Pajtores së tij, Zoja e Këshillit të Mirë e shpallur nga Këshilli i Ipeshkvinjëve shqiptarë në vitin 1895 si Pajtore e Shqipërisë.

Programi i Festës së Fondacionit parashikon të fillojë në orën 17.00, me Kremtimin e Meshës së Shenjtë nga Sh.T. George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë - Durrës.

Për të ftuarit do të ofrohet një cocktail dhe në orën 18.45 do të përshëndesin Presidenti i Fondacionit dhe Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, si edhe do të vlerësohen me bursa, studentët e shkëlqyer të Universitetit.

Kjo festë do të kulmojë më një koncert festiv në orën 19.15, ku do të performojnë këngëtarët: Kejsi Tola, Ergesa Zaimi & Band.

Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë mbështetet nga INTESA SANPAOLO BANK, ALBINI & CASTELLI S.R.L, MONTAL sh.p.k, RGR, IMPACT sh.p.k., HermanMiller - CASA dell’ARCHITETTO, MEDFAU, INTERMEDICA, LAVAZZA, MEDIC LINE, DENTAL LEADER CORSI & COCA COLA.