News/evente

Më datë 18 Mars 2019, ora 12.00, në ambjentet e Aula Magna-s së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizohet Konferenca me titull “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. Kujdesi paliativ për nxitjen e një kulture për përgjegjësinë sociale.”

Eventi organizohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe  Akademia Papnore për Jetën, me qendër në Vatikan.

Na nderon me pjesëmarrjen Shkëlqësia e Tij Mons. Vincenzo PAGLIA, President i Akademisë Papnore për Jetën dhe Shkëlqësia e Tij Z. Ilir META,  Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Shkëlqësia e Tij Mons. Vincenzo PAGLIA është një ndër themeluesit e këshilltar shpirtëror i Komunitetit të Sant'Egidio, një komunitet humanitar me veprimtari në vendet në vështirësi, anembanë botës.

Do të përshëndesin me fjalën e tyre: Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë; Prof. Bruno Giardina, Rektori i Universitetit Katolik ZKM; Mons. George Frendo Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane të Tiranë-Durrësit.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, trupit diplomatik, pushtetit qendror dhe lokal, si dhe drejtues të universiteteve shqiptare.