News/evente

Është gati për t’u shfletuar numri i dytë i Pontes, revista kushtuar studentëve dhe profesorëve, publikim i Fondacionit dhe Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Një risi dhe këndvështrim i ndryshëm mbi jetën universitare, Pontes në numrin e dytë të saj vjen e botuar sëbashku me suplementin Alumni Spotlight.

Aty do të lexoni mbi sukseset e arritura në jetën profesionale, por edhe personale të ish studentëve tanë.

Puna dhe dedikimi i “Skuadrës Pontes” meriton të pasurohet herë pas here, prandaj mirëpriten propozimet tuaja me materiale, histori apo foto, të cilat do të dëshironit t’i shikoni të botuara në revistën Pontes III.

Ju propozojmë të lexoni rrëfimin e Prof. Bruno Giardina, Rektor i UNIZKM-së, të cilit i kërkuam të se çfarë uron ai për studentët.

 Shkarko PDF-në