News/evente

Duhet mjeshtëri për të vështruar një qytet! Mund të shihet në këndvështrime dhe forma të ndryshme: emocionale, historike, ekonomike, shoqërore, nga pikëpamja e zhvillimit urban, etj. Qyteti mund të shihet si nga jashtë dhe nga brenda, por edhe nga lart.

Fakulteti i Arkitekturës, nën kujdesin e profesorëve Giuseppe De Luca dhe Luca Di Figlia ka zgjedhur të sjellë qytetin e Tiranës të parë nga lart, si paralelizëm midis urbanistikës dhe anatomisë në këndvështrimin e Patrick Geddes (1854-1932),  një prej etërve të urbanistikës dhe planifikimit, ndër të tjera biolog, sociolog e filantropist. Ai punoi në Indi dhe Izrael, në Shtetet e Bashkuara dhe në Francë, por në veçanti Edinburgu u kthye në laboratorin e tij të parë kërkimor dhe vendi ku krijoi Outlook Tower, prototipi më i famshëm i qendrës urbane dhe muzeut të qytetit. Edhe sot, Outlook Tower merret si shembull për të krijuar një vizion alternativ të qytetit.

Këtë interpretim nga lart të kryeqytetit shqiptar, sipas stilit të skocezit Patrick Geddes do e sjellë në një leksion të hapur, urbanisti i njohur Gabriele Corsani, ish profesor i Universitetit të Studimeve të Firences.

Aktiviteti i titulluar “Syri dhe plani; përvojat moderne dhe bashkëkohore në konceptimin e politikave urbanistike” është i hapur për të gjithë dhe do të zhvillohet në datë 22 Qershor  2018, në orën 10.30, pranë Aula B107 të Universitetit Katolik ZKM. 

FTESE_alb_22_06_2018.pdf