News/evente

 

Rektori i Universitetit Aldo Moro të Barit, Prof. Antonio Felice Uricchio i bashkohet stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë, UKZKM. Në përfundim të një prej orëve të tij të leksionit me studentët e vitit të tretë të degës Ekonomi Ndërmarrjeje, realizuam një intervistë të shkurtër.

Si e cilësoni këtë bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik - UKZKM, në Tiranë?

Jemi shumë të lumtur me këtë bashkëpunim me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Së pari për cilësinë, pasionin dhe angazhimin e të gjithë kolegëve të përfshirë. Por mbi të gjitha për studentët shqiptarë sepse ndjekin mësimdhënien me përkushtim të veçantë.

Dua që bashkëpunimi të rritet jo vetëm për mësimdhënien dhe për Fakultetin Ekonomik, por edhe për kurset pasuniversitare që Universiteti i Barit planifikon të zhvillojë me studentët ndërkombëtarë të doktoratës, për të patur një bashkëpunim gjithnjë e më të frytshëm me Universitetin Katolik ZKM. Me Rektorin, Prof. Bruno Giardina kemi si objektiv krijimin e një konsorciumi ndëruniversitar.

Si është eksperienca juaj me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, UKZKM?

Për mua është një eksperiencë shumë e bukur, studentët janë fantastikë, shprehin interes dhe i ndjekin leksionet me vëmendje të veçantë. Jam shumë i kënaqur që jam këtu.