News/evente

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 21 maj 2018 konferencën “Gruaja e ditëve të sotme për Europën e të nesërmes”.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Italian, Trupën e Infermiereve Vullnetare, CESPIC (Il Centro Europeo di Scienza della Pace, Integrazione e Cooperazione, UCNSBC), si edhe me mbështetjen e Kruqit të Kuq Shqiptar dhe Shoqatës për Jetën “Carlo Donfrancesco”.

Në dy pjesët e konferencës, relatorët do të flasin mbi tema që lidhen me rolin e gruas në të shkuarën, në ditët e sotme dhe në të ardhmen. Pjesa e parë do t’i kushtohet fertilitetit, ndërsa në pjesën e dytë do të trajtohen argumente me karakter politik, ekonomik dhe shoqëror mbi gruan europiane dhe shqiptare në ditët e sotme.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë: Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Motër Monika Dialuce Gambino, Inspektore Kombëtare për Infermieret Vullnetare.

Aktiviteti do të zhvillohet pranë Aula Magna, nga ora 09.00- 18.00.