News/evente

 

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon ditën e mërkurë, 9 Maj 2018, ora 09.00 konferencën e tretë ndërkombëtare titulluar: “Si puna kërkimore shkencore në profesionet shëndetësore ndikon në qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore”.

Kjo konferencë organizohet me mbështetjen e Centre of Excellence for Nursing Schoolarship, Universitetin “Tor Vergata” të Romës, Commission on Graduates for Foreign Nursing Schools (CGFNS) (USA), Foundation “Together for giving life to years” dhe Frances Payne Bolton School of Nursing (USA).

Do të trajtohen çështjet që lidhen me zhvillimin e kërkimit në profesionet shëndetësore dhe në fushën e infermierisë në vende të ndryshme si Shqipëria, Italia dhe SHBA-të. Ky proçes është thelbësor për të kuptuar trendin e zhvillimit në sektorin shëndetësor dhe për të paraprirë tendencat e reja mbi politikat e profesioneve shëndetësore për të garantuar kurimin e duhur dhe të sigurtë.

Do të referojnë: Prof.Gennaro Rocco, Koordinator i programit të studimit në Infermieristikë dhe Fizioterapi, Prof. Dyanne Affonso, President Nderi i Qendrës së Ekselencës për bursat në infermieristikë – OPI, Romë, Itali,  Prof. Franklin Shaffer, Presidenti i zyrës së njohjes se diplomave të huaja të Infermiersitikës (USA), Z. Sabri Skënderi, President i Urdhërit të Infermierëve. Konferenca do të moderohet nga Prof. Alessandro Stievano.

Do të përshëndesin këtë iniciativë: Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Prof. Giovanni Arcudi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Katolik ZKM.

Konferenca do të zhvillohet pranë Aula Magna-s të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.