News/evente

Ky vit shënon 25 vjetorin e krijimit të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë në Shqipëri. Me rastin e këtij përvjetori dhe në vazhdimësi të një tradite të konsoliduar, do të zhvillohet Festa e Fondacionit në datë 26 Prill 2018, pranë kampusit universitar.  Në këtë ditë, Fondacioni celebron Festën e Pajtores së tij, Zoja e Këshillit të Mirë e shpallur nga Këshilli i Ipeshkvinjëve shqiptarë në vitin 1895 si Pajtore e Shqipërisë.

Programi i Festës së Fondacionit parashikon të fillojë në orën 17.00, me Kremtimin e Meshës së Shenjtë nga Sh.T. George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë – Durrës. Më pas do të ofrohet një cocktail për të ftuarit dhe në orën 18.45 do të përshëndesin Presidenti i Fondacionit dhe Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, si edhe do të vlerësohen me bursa studimi studentët e shkëlqyer të Universitetit. Kjo festë do të kulmojë më një koncert festiv në orën 19.15, ku do të performojnë këngëtarët: Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama & Band.

Festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë mbështetet nga INTESA SANPAOLO BANK, MONTAL sh.p.k, ALBSIG, HERMAN MILLER CASA dell’ARCHITETTO, LAVAZZA, AMSTEL BEER, COCA COLA, RGR, DENTAL LEADER CORSI, MIDA dhe ONIS sh.p.k.  

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë është i pranishëm në Shqipëri me një sërë strukturash: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Poliambulanca “Atë Luigji Monti”, Klinika Univerisitare e Odontoiatrisë "Zoja e Këshillit të Mirë", Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, Farmacia pranë Poliambulancës "Atë Luigji Monti".