News Ekonomia

Punësimi i padeklaruar është një fenomen i përhapur në çdo vend të botës dhe shfaqet në forma të ndryshme. Shqipëria ka një përhapje mjaft të gjerë të punësimit informal.

Ky fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare do të analizohet dhe diskutohet në seminarin me titull: “Punësimi informal në tregun e punës në Shqipëri. Përmasat dhe pasojat”.

Takimi do të mbahet më 21 qershor 2018, ora 11.00, pranë Aula 107. Relator i seminarit është Emiljan Karma PhD, Drejtor i Qendrës Kërkimore mbi Ekonominë e Vendeve në Tranzicion, UKZKM.

Qëllimi i këtij seminari formues është të evidentojë: karakteristikat e punësimit informal në Shqipëri, organizimin dhe mënyrat më efikase për ta luftuar atë. Pjesëmarrja është e lirë.