News Arkitektura

 

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 7 nëntor 2018, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Filippo Brunelleschi dhe Kupola e Santa Maria del Fiore-s – shkenca, teknika dhe simbolika në idejimin  dhe ndërtimin e kupolave të mëdha, me mur mbajtës”.

Do të referojë Prof. Giacomo Tempesta, studiues i kupolës së Firences, vepër e artistit dhe skulptorit të madh fiorentin Filippo Brunelleschi. Prof. Tempesta është studiues, referues dhe hartues i disa botimeve mbi struktura të tjera të panoramës botërore, si: Katedralja e Santiagos (Havana, Kubë), Katedralja e Parmës, Amfiteatri Flavio i Pozzuoli-t (Napoli), Parku i Populonia-s (Rajoni i Toskanës), Muzeu i Xhamit në Empoli, “Palazzo della Fonte” në Arezzo, etj.

Ai gjithashtu jep lëndën “Bazat e Mekanikës së strukturave” në Programin e Studimit në Arkitekturë UKZKM dhe në Universitetin e Firences.

Do të diskutojnë rreth temës, Prof. Francesco Rulli dhe Prof. Bruno Zappacosta.

Aktiviteti është nismë e Departamentit për Vlerësimin Kimik –Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM dhe bën pjesë në Ciklin e Dytë të Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.

Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.

Aktiviteti do të zhvillohet tek Aula B107, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.