News Arkitektura

Programi i studimeve në Arkitekturë është një plan universitar që vjen në kuadër të nismave të cilat bashkojnë hapësirën europiane me shtetet që e kufizojnë dhe që finalizohet me lëshimin e diplomave të njëjta me sistemet arsimore europiane. Ky projekt formues përputhet me programin 5-vjeçar të studimeve (cikël unik) të Departamentit të Arkitekturës, pranë Universitetit të Studimeve të Firences. Në përputhje me udhëzimet e Ministrive të Arsimit përkatëse, do të lëshohet një diplomë e dyfishtë nga universitetet partnere. Programi i studimeve ka për qëllim t’i japë studentëve aftësitë dhe kompetencat në sektorin e arkitekturës, atë të rikualifikimit apo të transformimit të qyteteve, të territorit dhe ambientit. Qëllimi parësor është formimi i një arkitekti që të dijë të pajtojë njohuritë shoqërore me aftësitë teknike-shkencore, pra një figurë profesionale që të ka aftësi të koordinojë specifikat e ndryshme gjatë zbatimit të projektit me shumëllojshmërinë e tematikave të tij (duke përfshirë risitë teknologjike dhe restaurimin e monumenteve), për të ecur me kohën.

Prof. Ulisse Tramonti, Drejtues i Programit të Studimit

Revista “Pontes”, Korrik 2018