News Arkitektura

Për studentët është një mundësi e rrallë të ndjekin nga afër restaurimin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Kursi i Teknologjisë së Arkitekturës i Prof. Roberto Bologna-s u njoh përmes projektuesit të TOB se çfarë do të thotë “Restaurim” i një objekti sensibël për shoqërinë shqiptare.

Arkitekti projektues Olsi Efthimi i Studios Atelier 4, e cila po realizon projektin restaurues të TOB, i rrëfeu studentëve se t’i rijapësh jetë një teatri është një përgjegjësi e madhe. Një rol të madh ka pasur bashkëpunimi midis profesionistëve të fushave të ndryshme me qëllim për t’i qëndruar besnik historisë së objektit dhe transformimit të tij me parametra bashkëkohore.

Studentët eksploruan së bashku me Prof. Bologna-n teknikat e ndryshme që ata i studjojnë përgjatë orëve të teorisë. Aplikimi i disa prej këtyre teknikave në këtë projekt të rëndësishëm kombëtar ngjalli kuriozitetin e studentëve dhe solli diskutime të hapura së bashku me profesionistin dhe docentin.