News Arkitektura

Edicioni i dytë i Italian Design Day sjell në Shqipëri dhe në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, arkitektin italian Claudio Larcher.

I lindur në Milano në vitin 1971, diplomohet për Arkitekturë në Politeknikumin e Milanos. I trasferuar fillimisht në Madrid dhe më pas në Barcelonë, zhvillon aktivitete kërkimore pranë “Centro Estudi de la Mediterranea” dhe bashkëpunon me studio të ndryshme arkitekture spanjolle (AxE, Sole y Espelt, Actar Arquitectura).

Pasi u kthye në Itali në vitin 2001, studioi Web design në Domus Academy dhe punon si profesionist i lirë në fushën e design-it dhe atë të arkitekturës, duke themeluar studion Modoloco design sëbashku me Flavio Mazzone.

Themeluar në vitin 2002, Modolo design lind nga takimi i dy arkitektëve, të bashkuar nga një përqasje projektuese në fushën e design-it dhe të arteve vizive, me objektivin për të ndërtuar në hapësirë për eksperimente dhe kërkime, ku kultura dhe eksperienca të ndryshme materializohen në forma të arkitekturës, design-it dhe komunikimit viziv.

Modoloco bashkëpunon me sipërmarrje të sektorit të arredimit dhe të ndriçimit dhe është marrë me hapësira për ekspozim dhe interior design. Ndër klientët e tij mund të shquhen: Gianfranco Ferrè, Danese, Cocinelle, Bieffe, Konig, Muranodue, Coni Lombardia, Segno, Sphaus, Mister Wood, International View, Rossociliegia, Ai Lati Lights, Talleruno, Manufacturas Celda, Rf-yamakawa e Dinos.

Ka qenë docent pranë Fakultetit të Design-it dhe Arteve në Universitetin Libera të Bolzanos, Politeknikumit të Milanos, Shkollës Politeknike të Design dhe Shkollës Italiane e Design. Në nivel ndërkombëtar ka mbajtur kurse të ndryshme pranë Universiteteve dhe shkollave, si Instituti Europian dhe Elisava i Barceloneës dhe Universiteti Jaume I i Castellon de la Plana.

Është kujdesur dhe ka marrë pjesë në ekspozita në Itali, Japoni, Spanjë, Francë, Angli dhe Suedi.

Është autor i librave “Globetrotting designers” (ed. Compositori) e “Design, scuola e solidarietà” (ed. Fausto Lupetti).