Flasin per ne

“Larmishmëria e fakulteteve që i ofrohet maturantit është e madhe dhe përfshin programe studimi bachelor, master të shkencave dhe master profesionalë. Marrëveshjet “joint-degree” përfshijnë universitete të ndryshme italiane: Mjekësi, Odontoiatri, Infermieristikë dhe Fizioterapi me Universitetin e Romës 2 – Tor Vergata, Shkenca Ekonomike dhe Farmaci me Universitetin e Barit Aldo Moro, Shkenca të Aplikuara me Universitetin e Firences. Pra, joint-degree është një diplomë e përbashkët, që mbart në vetvete vlerën e paçmueshme të një titulli të vlefshëm, në një të ardhme, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, dhe rrjedhimisht në Evropë”.

Kështu shkruan artikulli i suplementit “Guida Università”, botuar me gazetën italiane Sole 24 ore të datës 27 qershor 2016. Ky artikull është një shans i mirë për t’ju prezantuar publikut italian, si edhe një rast i rëndësishëm për t’u përmendur në krah të universiteteve kryesore italiane dhe jo vetëm.

Shkarko Artikullin